• |
ide | kryesore

Celine Dion nderon viktimat e Manchester: Çohuni të gjithë në këmbë (Video)

Arkiva, Paparazzi
40C395CB00000578-4539964-image-m-70_1495678358842-1.jpg



Sulmi terrorist në koncertin e Ariana Grandes në Mançester ka tronditur botën muzikore.

Celine Dion është një nga yjet e muzikës e cila ka përkujtuar viktimat e ngjarjes së tmerrshme.

49-vjeçarja gjatë një koncerti në Las Vegas i ka kërkuar audiencës masive që të bashkoheshin me dhimbjen e familjarëve të tyre dhe të mernin pjesë në kujtim.

“Çohuni të gjithë në këmbë, ngrini duart lart dhe bashkojini me njëri-tjetrin ,”-ka thënë Celine. “Le ta bëjmë këtë për ato shpirtra të bukur që vdiqën në Mançester, t’u tregojmë atyre që na interesojnë.”

Pas një çasti heshtjeje ajo falenderoi audiencën dhe i përshkroi ata si “të mrekullueshëm”.