• |
ide | kryesore

FOTOJA E PARTNERËVE TË LIDERAVE BOTËRORË…9 GRA DHE NJË BURRË

Arkiva, Paparazzi
f052905ddbaae5f022ef1300f217af2b-1.png



Një foto e grave më të pushtetetshme në botë ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Në dukje teksa e shikon nuk ka asgjë të veçantë përveç bukurisë së grave të liderëve më të rëndësishme botërorë.

Por e veçanta e kësaj fotoje është i vetmi burrë që është në foto. 9 gratë e liderëve i shoqëron edhe partneri i kryeministrit homoseksual të Luksembugut, Xavier Battel.

Gauthier Destenay, ka pozuar së bashku me Melania Trump, Brigitte Macron, Emine Erdogan dhe gra të tjera udhëheqësisht gjatë konferencës së NATO-s.

Destenay është një arkitekt belg, i cili njihet si “First Gentleman”, i cili u martua me kryeministrin në 2015. Të gjitha gratë ishin veshur me fustan ndërsa partneri i kryeministrit ishte veshur me një kostum të zi, dhe kravatë gri.