• |
ide | kryesore

Kim Kardashan: “Pse vendosa të divorcohem pas 72 ditësh martesë” (Foto)

Arkiva, Paparazzi
40E865AC00000578-0-image-a-237_1496053493785.jpg



Kim Kardashian ka treguar se ajo e dinte që martesa e saj me Kris Humphries do të merrte fund gjatë muajit tyre të mjaltit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Andy Cohen, 36-vjeçarja është shprehur se kur mbushi 30-vjeç mendoi se ishte koha që të krijonte familjen e saj dhe kështu që vendosi të martohej me Kris.

Megjithatë, ylli televiziv ka thënë se ky vendim ishte shumë i nxituar dhe se këtë gjë e kuptoi kur ishte në muajin e mjaltit. “Mendoj se shumë femra marrin vendime të gabuara pasi tmerrohen nga fakti se po ju ikën mosha ndërkohëqë mikeshat e tyre bëhen me fëmijë. Kjo gjë më ndodhi edhe mua”, shton Kim.

Kim dorëzoi kërkesën për t’u divorcuar nga Kris pas 72 ditësh martesë.