• |
ide | kryesore

Vritet themeluesi i agjencisë së lajmeve të ISIS

Arkiva, Planet
E17AEA35-9A4F-4E34-954F-2F0E193ACFE2_w1023_r1_s-650x358.jpg



Themeluesi i agjencisë së lajmeve të grupit militant “Shtetit Islamik” është vrarë së bashku me të bijën, gjatë një sulmi ajror javën e kaluar në Siri. Lajmin e ka konfirmuar i vëllai i tij dhe disa aktivistë opozitarë në Siri.

ISIS nuk ka njoftuar mbi vdekjen e themeluesit të agjencisë Amaq, Baraa Kadek, i njohur gjithashtu edhe si Reyan Meshaal.

Aktvistët thanë se Meshaal ishte i afërt me lidershipin e IS-it dhe thuhet të jetë takuar me liderin enigmatik të grupit, Abu Bakr al-Baghdadi.

Vëllau i Meshaalit, Hozaifa, ka thënë në rrjetin social Facebook se ai ka vdekur gjatë një sulmi ajror nga Shtetet e Bashkuara, në qytetin Mayadeen, në provincën Deir el-Zour.

Agjencia e lajmeve Amaq, e themeluar në vitin 2014, konsiderohet si promotore e grupit militant dhe është shfrytëzuar nga ISIS-i për të marrë përgjegjësinë mbi disa sulme terroriste në botë.