• |
ide | kryesore

SHBA/ Trump dhe dhëndri i tij, Kushner nën hetim nga prokurori special

Arkiva, Planet
kushner-trump-620x412.jpg



Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, po hetohet bashkë me Presidentin, nëse ky i fundit u përpoq të pengonte drejtësinë.

Mësohet se ish-drejtori i FBI-së dhe tanimë prokurori special për çështjen “Trump”, Robert Mueller po heton financat dhe marrëveshjet e biznesit të burrit të Ivanka Trump, që shërben si një nga këshilltarët kryesorë të Presidentit.

Gjithçka lidhet me akuzat e mëparshme ndaj Donald Trump se ka bashkëpunuar me Rusinë për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe me shkarkimin e James Comey-t, drejtorit të FBI-së. (kliko këtu për të mësuar më shumë)

Njoftimin rreth hetimeve ndaj transaksioneve financiare të zotit Kushner e dha dje gazeta “Washington Post”, transmeton VoA. Në artikujt të mëparshëm gazeta ka përmendur takimet e Jared Kushner me kreun e një banke ruse, pronë shtetërore.

Avokatët e Kushner janë shprehur se do të bashkëpunojë me hetimet. Pas një sërë postimesh në Twitter dje, duke sulmuar njoftimet se prokurori i posçëm po e hetonte presidentin për pengim drejtësie, zoti Trump postoi përsëri në Tëitter sot duke kritikuar hetimet që po kryen Kongresi për mundësinë e lidhjeve të këshilltarëve të tij me Rusinë, duke theksuar edhe përbuzjen e tij për shtypin, por nga ana tjetër, përmes postimeve, në një fare mënyre presidenti konfirmoi lajmin se po hetohet për pengim drejtësie. Sipas disa ekspertëve ligjorë, postimet e fundit, mund ta komplikojnë më tej statusin ligjor të presidentit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, e pyetur rreth postimeve të fundit, i drejtoi gazetarët tek avokati personal i presidetit Trump. /LAPSI.AL/