• |
ide | kryesore

Spanjollët pushtojnë rrugët e Madridit: Të pranohen më shumë refugjatë!

Arkiva, Planet
447c9b64d47040f8aeac61c92c13b5fb_18.jpg



Mijëra protestues pushtuan mbrëmjen e djeshme rrugët e Madridit në Spanjë, duke kërkuar që vendi të pranojë më shumë refugjatë.

Nën thirrjet: “Asnjë qenie njerëzore nuk është ilegale.”, protestuesit kërkonin nga qeveria konservatore që Spanja të pranojë 17 mijë refugjatët që ka premtuar.

Sipas Rel, protesta e djeshme kapte shifrën e 160 mijë protestuesve.

Kjo protestë vjen pasi në këtë vend janë vendosur vetëm 1300 refugjatë, sipas Amnesty Internatinal.

Sipas një vendimi të vitit 2015, Spanja do të pranonte 15,888 migrantë nga kampet në Itali dhe Greqi, dhe 1,449 nga Turqia dhe Libia, ku pjesa më e madhe e refugjatëve ishin nga Siria. /LAPSI.AL/