• |
ide | kryesore

“Radhën e keni ju”/ Italia, objektivi i radhës i ISIS

I pakategorizuar
isisi1.jpg


Objektivi i radhës i ISIS për t’u sulmuar është Italia. Kjo u kuptua pas vëzhgimit të bisedave që xhihadistët bëjnë në internet.

Italia është në gatishmëri të lartë. Qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë vecanerisht ne Romë dhe Palermo për të parandaluar sulme të mundshme terroriste, raportojnë mediat italiane.

Kjo nuk është hera e parë që Italia kërcënohet nga ISIS. Edhe ne vitin 2016, përmes një mesazhi, terroristët e ISiS u shprehën se objektivi i radhës do të jetë Roma.

Në tre ditët e fundit Europa është përfshirë nga një valë sulmesh nga Barcelona me 14 të vdekur, Finlanda dy të vdekur, dhe Rusia me disa të plagosur duke ngritur shkallën e sigurise ne nivelin me të lartë nivelin. /LAPSI.AL/