• |
ide | kryesore

Pas Harveyt dhe Irmës, një tjetër uragan drejt Amerikës

Arkiva, Planet
kkk.jpg



Uragani Maria është përforcuar duke arritur kategorinë ‘3’, ndërsa është drejtuar për nga Karaibet, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Maria u intensifikua shpejt në një stuhi të madhe. Syri pritet të lëvizë përmes Ishujve Leeëard më vonë të hënën. Qendra e stuhisë ishte rreth 60 milje (95 kilometra) në lindje të Martinikës, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 120 km/h.

Stuhia po merr drejtimin për nga ishujt e shkatërruar nga uragani Irma, në drejtim të Puerto Rikos, Republikës Dominikane dhe Haitit. Maria pritet të forcohet edhe më shumë gjatë 48 orëve të ardhshme. Stuhia mund të përfundojë me erëra deri në 150 mph të martën, gjë që do ta bënte atë një stuhi të Kategorisë ‘4’.