• |
ide | kryesore

Greqi/ Kapet trafikanti shqiptar pasi goditi dy makina policie

I pakategorizuar



Një 33-vjeçar shqiptar goditi dy makina të policisë në Greqi, në përpjekje për t’iu larguar, por u ndalua vetëm pak metra më pas.

33-vjeçari vinte nga kufiri shqiptaro-grek. Makina u ndoq nga policia dhe arriti të kapej në kilometrin e 145-të të rrugës Janinë – Trikalla. Shqiptari tentoi të largohej me vrap, por nuk ja doli.

Sipas njoftimit të policisë vendase, në makinë ai kishte 5 klandestinë shqiptarë. Mësohet se ata kishin paguar 750 euro në total për t’u transportuar deri në Janinë, pasi kishin urdhër-ndalimi për të hyrë në territorin ‘Schengen’.

Policia sekuestroi makinën, 3580 euro dhe 6 celularë. /LAPSI.AL/