• |
ide | kryesore

Përplasja me Gramoz Ruçin/ Opozita bllokon seancën e parlamentit

I pakategorizuar



Opozita nuk e pranoi vendimin e Gramoz Ruçit për të shtyrë për javës tjetër ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Megjithëse kreu i Parlamentit u konsultua më parë me Taulant Ballën e PS dhe Petrit Vasilin e LSI-së, sërish opozita nuk e pranoi këtë zgjidhje.
Në këtë moment Lulzim Basha i ka kujtuar Ruçit se ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore ishte një nga vendimet më të rëndësishme të këtij parlamenti dhe se Ruçi nuk mund të vendoste shtyrjen e këtij vendimi.
Vendimi i Gramoz Ruçit u mor pasi ai ishte konsultuar në seancë me Taulant Ballën e PS dhe Petrit Vasilin e LSI.
Më herët, sapo ishte bërë publike një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që i lejonte LSI të kishte një përfaqësues në Komisionin e Reformës Zgjedhore nga radhët e opozitës.