• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në takimin e fshehtë të Fatmir Xhafajt në komisariatin e Lushnjës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës një takim urgjent në komisariatin e Lushnjës. Burime në policinë e shtetit i thanë lapsi.al se Xhafaj ishte i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Të njëjtat burime thanë se Xhafaj ka qenë duke u kthyer nga Vlora ku është zhvilluar mbledhja e qeverisë kur është kthyer për një takim të paparashikuar në Lushnje. Ajo çfarë është thënë në takimin me drejtuesit e komisariatit është shumë e rezervuar, por lapsi.al mësoi se Xhafaj ka kërkuar angazhim maksimal për të zbardhur ngjarjet e fundit në këtë qytet. Sipas të njëjtave burime ministri i brendshëm ka kërkuar që sa më shpejt të vihen para drejtësisë autorët e vrasjes së dyfishtë të 11 tetorit ku u vranë 2 persona. Tonet e Xhafajt kanë qenë të larta duke paralajmëruar se do të ketë largime dhe ndekje penale për efektivët e policisë që janë të përfshirë në afera të pista. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Epo kjo tregon qe duan te punojne e te dryshojne fytyren e policis qe te jete sa me prane qytetareve duke dhene nje ndihme sa e efektive

  2. Sa e kemi prit kete dit kur policia te ndryshoj dhe menyren se si te punoj,jo te anashkaloje cdo problem e cdo krim sepse spastrimi duhet te fillonte me kohe por paskan prit Xhafen qe te jepte drejtimin.

  3. Policia me masat e marra po ndron faqe dhe po permisohet dit pas dite. Eshte me afer qytetarit dhe po lufton krimin me vendosmeri

  4. Ishte ber policia bajat fare,as qe mendohej te vihej ne vend ndonje gje apo te kapej ndonje kriminel se kokat e medha te merrnin frymen. Si duket do shohim dhe ne diten kur policia te punoj ashtu si duhet e te jete efikase.

  5. Besoj se ne nje koh te shkurter policise sone do ti kthehet dinjiteti dhe do mund te krahasohet me policine e vendeve europiane.

  6. Te nderuar laps-iste vetem sekret,nuk ishte takimi ministrit ne komisariatin e Lushnjes.Te gjitha mediat e kishin ne fokus,megjithese nuk thane asgje me rendesi.Ai takim,me teper i njofton kriminelet,se tani policia “do te jete e detyruar”te beje ndonje aksion,prandaj juve,te nderuar kriminele,perkohesisht (deri ne nje njoftim tjeter),mos na dilni si gabimisht neper kembe.Keta “fansat” e ministrit,duken pa experience edhe per komplimentet qe bejne per policine,qe na paska ndryshuar,ne nje kohe qe vete ministri e akuzon ate (policine)se ne shume raste eshte bere pjese e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *