• |
ide | kryesore

VIDEO/ Batutat e Berishës në surprizën që i bënë deputetët e PD për ditëlindje

Arkiva, Syri i Lapsit

Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me një surprizë në mbledhjen e grupit parlamentar mesditën e së hënës. Një ditë më parë ai kishte mbushur 73 vjeç, por kolegët e tij vendosën t’i bëjnë një surprizë përpara mbledhjes. Sapo ka hyrë në sallë atij i kanë vënë përpara një tortë ndërsa mbi tavolinë nuk mungonte edhe një shishe shampanjë. Siç duket edhe në video, për “ceremoninë” duket se është kujdesur vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pasi ia kanë kënduar këngën e zakonshme, Berisha ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër para kolegëve.
“Ditëlindja për mua më simbol mirënjohjeje. Në ka pasur njeri me fat në këtë jetë, ai kam qenë unë. Fillimisht kam pasur një solidaritet familjar të pakufishëm. Në vitet e mëvonshme kam pasur fat të madh sepse kam pasur bashkëpunëtorë të shkëlqyer. Kam pasur bashkëpunëtorë njerëz të zotë dhe të ndershëm. Kur e kthej sot kokën pas ndihem shumë krenar me ta, pasi ata qëndrojnë kudo që janë.
Tani do t’ju rrëfej një gjë personale. Sali Berisha 2 gjëra nuk i do: fotografitë personale dhe ditëlindjet sepse janë për më pas. Janë e shkuara” – u shpreh Berisha para kolegëve. ©LAPSI.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.