• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas këmbësorin, vdes në spital

Arkiva, Të fundit



Nje aksident i dytë me vdekje në kryeqytet është shënuar te “Rruga e Kavajës”, ku një 63-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40. Viktima K.Gj., 63 vjeç, teksa ishte duke ecur në rrugë është përplasur nga një makinë që drejtohej nga E.B. 

Përplasja rezultoi fatale për 63-vjeçarin, i cili gjeti vdekjen pasi u transportua në spital. Ndërsa drejtuesi i mjetit, mësohet se është shoqëruar në ambientet e policisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *