• |
ide | kryesore

Paralajmërimi/ Priten fakte tronditëse për ministra të tjerë të Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak javë më parë gjatë një seance në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi se ndërkombëtarët do të flisnin për situatët alarmante të krimit dhe bandave në Shqipëri.

Dy ditë më vonë doli ambasadori amerikan Donald Lu që foli për 4 kartele dhe 20 familje kriminale që kontrollojnë Shqipërinë, ndërsa përmendi edhe emrat e Shullazit, Balilit etj.

Kreu i PD-së Basha, bëri një tjetër paralajmërim sot pasdite në daljen para mediave për dosjen ‘Habaliaj’, ku dyshohet të jetë i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Basha tha se fakte tronditëse do të dalin në vazhdim për ministrat e kabinetit ‘Rama 2’

“Tahiri nuk është as më pak se vetëm një nga peshqit më të mëdhenj. Fakte tronditëse do të dalin në vazhdim për ministra të tjerë të kabinetit”, tha Basha nga selia blu.

Nuk dihet ende se cfarë pritet në ditët e ardhshme dhe kush janë ministrat që do të goditen nga opozita, media apo ndërkombëtarët. Mbetet vetëm të presim zhvillimet.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *