• |
ide | kryesore

Nuk do ta besoni/ Në mbledhjet me dyer të mbyllura të qeverisë, Rama kërkon llogari për “like” në Facebook

Lajme, Të fundit



Ish-zv.ministri i arsimit Taulant Muka ka bërë një koment interesant në Facebook. Ai qëndroi në këtë detyrë vetëm 2 javë dhe dha dorëheqjen pasi tha se “ideja e tij e të punuarit nuk përputhej me atë që gjeti në ministrinë e Arsimit. Pas dorëheqjes, Muka u shkarkua nga Rama, por i riu ka zbuluar detaje interesante nga ajo që ndodh në mbledhjet e qeverisë së kryeministrit Rama. Muka thotë se në mbledhje flet vetëm ai që thotë vetëm “miratohet” ndërsa në pikën e diskutimeve u kërkohet llogari ministrave për “like”-t dhe “share”-t në Facebook. Më poshtë i plotë shkrimi i Taulant Mukës.

Beteja bëhet në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi në mbledhjen e parë të qeverisë ku unë mora pjesë

Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ, Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive. Ku ka tëmë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i përformancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retëeet” në Tëitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton “Pëlqimet” dhe “Shpërndarjet” në rrjetet sociale?!

Kryeministri i vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.Ministra që merrnin 2 Pëlqime (LIKES). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo ministri kishte një grup WhatsApp-i më pjesëtar stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëve politik ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin. Shumë pak shqiptarë e kuptojnë arsyen pse kjo është e rëndësishme. Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj).

Perceptimi për Shqipërinë jashë vendit është i rëndësishëm për politikën Shqiptare, dhe i vetmi perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të “fasadës” e shitur si arritje në rrjetet sociale. Bota perëndimore, përmes aplikacioneve të veçantë bazuar në metodat e inteligjencës artificiale, vlerëson gjendjen e vendit tonë (dhe shteteve të tjera) dhe përkrahjen që një forcë politike apo lëvizje ka në rrjetet sociale (përkthimi i statusit bëhet automatikisht në gjuhën angleze), gjë që nuk mund ta bëjë përmes medias vizive dhe të shkruar të cilat janë në gjuhën Shqipe dhe mund të kontrollohen (sikurse ndodhë në vendin tonë). Kjo është arsyeja pse fshihen mesazhet negative në statuset e qeverisë dhe pjesëtarëve të saj, apo edhe ndoshta beteja e qeverisë për “Shpifjen”.

Duhet dhënë imazhi perfekt për Shqipërinë jashtë vendit, pak rëndësi ka realiteti faktik dhe çfarë mendojnë vetë Shqiptarët. Shikoni Tiranën sot, duket shumë bukur kur përshkroi rrugën nga aeroporti deri në qendër dhe korpusin universitar (i cili ka fasadë të bukur, por po të hysh brenda gjendja është skandaloze). Kjo është dhe rruga që çdo zyrtar i huaj bën kur viziton Shqipërinë, duke ikur me përshtypjet sikur Shqipëria po ndryshon! Prandaj dhe beteja e Shqiptarëve sot për të vërtetën, kur nuk ka opozitë të forte dhe dija po shkatërrohet, është edhe betejë në rrjetet sociale…fatkeqësisht. Kjo është një betejë në të cilën shkenca (metodat e inteligjencës artificiale) mund të ndihmojnë!



6 Comments

  1. Ca jan keta te lapsit. Edhe me dyer te myllura dhe i mer vesh ca kan then. Bravo bravo.. Kesaj i them gazet un.

    1. Nuk eshte çudi qe bushati te kete marre ndonje lek nga rama. Fundja gazetaret ne shqiperi me gjoba kane jetuar gjithe jetes, mos u habisni. Si tja bejme data anlysis qe ne rastin tone na kthen ne dele duam apo nuk duam ne.

  2. ku ju dhemb ju bythqirave te qeverise por aq te trashe jeni sa nuk kuptoni as se kush e ka sjkruar po nejse dijeni qe nje dite do ju terheqim zvarre

  3. Per pak sa nuk e ka thene troc’ Qeveri e mashtrimit, qe eshte ne dore te banditeve. Mire ka bere se sia le kultura perendimore, por rendesi ka qe e mori vesht se kush e qeveris kete vend.

  4. Kush i tha ktyre modernisteve qe kjo na qenka rruga e duhur per politike ? Apo kshy ja shkrepi rames ? Nejse ai sa her qe behet fjale per gjendje sociale filllon ” ca gjendje sociale mor, gjendje sociale…” me percmim i ka pare gjerat me remdesi gjithmone, prandaj jeton ne boten e vet plot endrra ne sirtar. Njeri negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *