• |
ide | kryesore

Kryemadhi pyet për familjen e Çakos, vjen live përgjigja e shefit të policisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi la të kuptojë se familja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është larguar nga vendi dhe për këtë gazetarët duhet të hetojnë.

“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij? Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”, tha kryetarja e LSI-së në “Opinion”.

Pak minuta më pas, një mesazh i zëdhënësit të Policisë së Shtetit, sqaroi se Haki Çako është në zyrën e tij, ndërsa familja e tij është në Tiranë.

Kryemadhi shtoi edhe se Edi Rama është kërcënuar nga Saimir Tahiri.

Kryetarja e LSI-së theksoi se kjo është një histori që po kthehet në politikë, për të fshehur diçka më të madhe.

“Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrshme. Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi” – u shpreh Kryemadhi. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *