• |
ide | kryesore

Foto/ Oficerët e Krimeve të Rënda kontroll në shtëpinë e ish-ministrit Tahiri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fillojnë kontrollet e shtëpisë për Saimir Tahirin. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mbërritur në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për të bërë kontroll.

Një ditë pas vendimit të Kuvendit për të lejuar këtë kontroll, katër oficerët janë ngjitur në banesën e Tahirit i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga avokati i tij.

Ish-ministri i Brendshëm dyshohet se ka lidhje më një bandë kriminale të trafikut të drogës, pasi emri i tij u përmenden në përgjimet që prokuroria italiane e Katanias u kishte bërë këtyre trafikantëve.

Ndërkohë Mazhoranca e ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit, por ka lejuar vetëm kontrollin e banesës, pasurisë dhe mos daljen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.



2 Comments

  1. kan gjetur lesh negjmie,lesh ruqi,xhafe,tahiri,roshi,doshi,artan hogje i news 24,lesh bushati,lesh mero baze,lesh braqe,spartak braho,lesh mingjozi,sokol palla,lesh rudina gjungle ,brek te anila bahes,erionka velis,braqes etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *