• |
ide | kryesore

Presidenti grek sërish deklarata të ashpra ndaj Shqipërisë: Po minoni perspektivën drejt BE-së

Arkiva, Lajme, Të fundit



 

Presidenti grek Prokopis Pavllopulos ka përsëritur deklaratat e ashpra ndaj Shqipërisë. Gjatë një takimi në Selanik ai ka thënë se udhëheqja aktuale e Shqipërisë tregon shenja të një sjellje që nuk i shkon për shtat një vendi pjesëtar të komunitetit ndërkombëtar dhe kandidat për anëtarësim në BE.

“Me sjellje që shkelin në mënyrë flagrante të drejtat themelore të njeriut, siç janë sjelljet ndaj minoritetit tonë, si dhe sjelljet që cënojnë të drejtën e shenjtë të pronës, këtu nuk mund të thuhet se ai vend ka një perspektivë europoiane”, ka thënë Presidenti i Republikës greke.

“Shqipëria dëmton perspektivën e saj europiane dhe ne nuk mund të rrimë duarkryq kundrejt sjelljeve të tilla”, shtoi kryetari i shtetit grek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *