• |
ide | kryesore

VIDEO/ Prokuroria i kontrollon banesën, Saimir Tahiri tymos puro në ballkon

Arkiva, Lajme, Të fundit



Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në banesën e Saimir Tahirit ditën e sotme për të kryer kontroll për të gjetur prova për dosjen ‘Habilaj’ ku akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës, edhe ish-ministri i Brendshëm.

Oficerët kanë mbërritur në banesën e deputetit në orën 14:05, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë ka shkuar në banesë dhe Tahiri, sapo është lajmëruar nga oficerët.

Teksa oficerët kryejnë kontrollin, Saimir Tahirit ka qëndruar në ballkonin e banesës së tij duke pirë puro

I pranishëm në banesë gjatë kontrollit nga oficerët e policisë gjyqësore ka qenë edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhia.

https://www.youtube.com/watch?v=hMixnSzdctE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *