• |
ide | kryesore

Arian Çani: Rama nuk i sulmoi gazetarët, u bëri deklaratë dashurie

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Arjan Çani e sheh ndryshe sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve ditën e mërkurë në përfundim të seancës së Kuvendit. Sipas tij, Rama nuk ka pasur asgjë të përgatitur, por e ka pasur instiktive. Moderatori i “Zonë e lirë” tha se e kishte shijuar pa fund atë deklaratë dhe se për të ishte deklaratë dashurie.
“E kam parë 100 herë. Ai e kishte instiktive. Ky është një moment shumë i rrallë. Është një marrëdhënie dashurie. Kjo ndodh shumë rrallë” – tha Çani në emisionin e së premtes ku të ftuar kishte vetë kryeministrin Rama.
I pyetur nga Çani se edhe pas deklaratës, gazetarët nuk e kishin bojkotuar, Rama iu përgjigj: “Si të më bojkotojë? Të bëjnë grevë urie? Unë jam ushqimi për ta. Nuk isha i nxehur. Doja tu tregoja qëndrimin tim atyre. Atyre që qëndrojnë pas tyre dhe atyre më lart” – tha Rama. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *