• |
ide | kryesore

Platforma për ringritjen e PD-së, anëtari i Kryesisë: S’mund të presim pafundësisht Lulzim Bashën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fillim të këtij muaji u dorëzua në PD një platforme për ringritjen e kësaj partie, por deri më tani s’ka asnjë reagim zyrtar nga kryetari Lulzim Basha apo forumet vendimmarrëse të partisë. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Genti Malko, thotë se platforma e lëvizjes për ringritjen e PD-së, nuk përfaqëson fraksion, por ajo është përmbledhje e të gjitha qëndrimeve kritike të mbajtura pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Por të bësh sikur një problem nuk ekziston nuk do të thote se e ke zgjidhur atë. Ka një numer të jashtëzakonshëm demokratësh të cilët mbështësin platformën. Si shprehje e vullnetit më të mirë për të zgjidhur sfidat që kemi perpara, jemi ende në pritje. Por kjo s’mund të vazhdojë pa fund.”, tha Malko në një prononcim për Citynews.al

Kritikët e Bashës të grupuar në Lëvizjen për Ringritjen e PD-së, kanë vendosur disa kushte për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve. Por më e rëndësishmja prej tyre është pika që kërkon edhe rizgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Një kusht ky, që konsiderohet i panegociueshëm për ta.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë fati i kësaj platforme në vijim dhe cfarë qëndrimi do të mbajë kryetari Lulzim Basha.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *