• |
ide | kryesore

Kushtetuesja rrëzon gjyqtarët dhe i hap rrugë Vetingut në drejtësi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese vendosi të lërë në fuqi ligjin e Vetingut dhe të rrëzojë kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, që pretendonte se ligji ishte antikushtetues.
Vendimi u mor këtë të hënë nga Gjykata Kushtetuese që i dha fund përpjekjes së fundit për të ndalur vetingun në sistemin e drejtësisë. Unioni i Gjyqtarëve ankimoi 25 nene nga paketa e tre ligjeve të Reformës në Drejtësi.
Në të njëjtën ditë, kur do të merret vendimi, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin ishin në inaugurimin e godinës së Vetingut, duke e quajtur këtë të sotmen “një ditë shprese”. Interesant është fakti se për çdo ditë, kur është zhvilluar një seancë në Gjykatën Kushtetuese për pretendimin e Unionit të Gjyqtarëve, ka pasur nga një dalje publike të ambasadorit Donald Lu.



1 Comment

  1. hopala.tash kryetare gjykate negjmijen,kryetare te gjykates kushtetuese aneta ramen,kryetaren e gjykates se tiranes nenen e erionka velines,kryetare burgu griselda.pa e fut ne burg ruqin,xhafen,lu e vllahutuin edhe femijet ne bark ram monstra do u ja perbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *