• |
ide | kryesore

Lubonja kundra rrymë/ Visho Ajazi ka përgjegjësi, s’mund të ikë në heshtje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndryshe nga shume analistë dhe gazetarë që po flasin për një puç ndaj Visho Ajazit dhe largimin e tij pas presioneve, Fatos Lubonja e shef këtë ngjarje nga një këndvështrim tjetër. Për të përpara se të jetë një viktimë ish shefi I SHISH, është një njeri që ka përgjegjësi dhe që duhet të flasë përpara publikut.

Gjithë ngjarja është mbi shpatullat e Visho Ajazit. Ai nuk mund të thotë: ”unë më mirë po tërhiqem” tha ai në News 24. “Nëse ka ikur Visho Ajazi për paaftësi nuk ka pse ta zëvendësojë zëvendësi i  tij edhe ky po të njëtën punë ka bërë. Helidon Bendo është po aq përgjegjës sa Visho Ajazi. Nëse Visho Ajazi ikën në mënyrë kaq të turpshme, aty vihet në dyshim i gjithë institucioni” ka thënë Lubonja.

Por pavarësisht nga këto nuanca gazetari nuk ka asnjë dyshim se “jemi përpara një varianti të kapjes së të gjitha institucioneve nga Rama që është tendenca e dukshme e tij për të kontrolluar të gjitha institucionet për të zezën tonë dhe për të zezën e atij”.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *