• |
ide | kryesore

Terror në Bllok/ Shikoni si policia tërheq zvarr shitësin 60-vjeçar (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër incident i rëndë është shënuar sonte nga zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Policia Bashkiake ka dhunuar një shitës ambulant cigaresh.

Lapsi.al sjell video të momentit kur policia ndërhyn forcërisht për të marrë të moshuarin, i cili shprehet se ka kalamajtë pa bukë dhe një djalë të sëmurë.

Por oficerë të Policisë Bashkiake i thonë se janë të detyruar të bëjnë detyrën dhe t’i vendosin gjobë. Në një moment të moshuarit i bien të fikët dhe policia e tërheq zvarrë për ta futur në furgon. Nga pamjet dëgjohen edhe kalimtarë që dënojnë veprimin e policisë dhe thërrasin ‘shtet i poshtër’.

Kjo nuk është hera e parë që Policia Bashkiake reagon brutalisht ndaj shitësve ambulantë në rrugët e kryeqytetit. Formalisht aksione të tilla thuhet se bëhen në emër të luftës kundër informalitetit, ndërkohë nga ana tjetër Erion Veliaj dhe Edi Rama e kanë mbushur Tiranën plot me kioska në çdo cep, biznes ky që i është dhënë me koncesion pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *