• |
ide | kryesore

Marokeni i rrëmben αrmën policit italian, ekzekutohet në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
polici



Momente terrori në një provincë të Vicenzas në Itali ku një shtetas maroken mbeti i vrαrë në një përplasje zjarri me karabinierët. Ai i kishte rrëmbyer αrmën njërit prej karabinierëve dhe kishte qëlluar në drejtim të një polici që mbeti i plagosur. Në atë moment pati menjëherë një shkëmbim zjarrit dhe i riu u ekzekutua.

Ngjarja ndodhi në Fara Vicentino. Policia ndërhyri menjëherë pas raportimit se një burrë i tërbuar bërtiste në mes të rrugës “Allah Akber”. Kalimtarët e alarmuar kërkuan ndërhyrjen e policisë. Në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e policisë lokale dhe karabinierët, të cilët kanë tentuar të negociojnë me burrin pa ia arritur.

Në një moment policët dhe karabinierët tentuan ta bllokojnë, por gjatë përleshjes ai mundi t’i rrëmbejë pistoletën e shërbimit një karabinieri dhe më pas ka hapur zjarr. Në atë moment, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit, duke e lënë të vdekur. Polici i plagosur ka marrë 2 plumba, njërin në gjoks, me dëmtim të një mushkërie dhe tjetri në sipërfaqe në pjesën e këmbës. Gjendja e tij në spital është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *