• |
ide | kryesore

Fotot/ Nxirret një trup i pajetë nga ujërat e lumit Osum

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku polumbarët kanë nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Osum.

Mësohet se viktima është Nuri Jazi 50 vjeç, i cili është konstatuar nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e mbytjes së 50-vjecarit, por në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *