• |
ide | kryesore

Si po përpiqet ta mbajë nën kontroll Edi Rama Saimir Tahirin

Kryesore



Posti që i dhuruan Blerina Gjylametit si kryetare e Partisë Socialiste të Tiranës ishte vendim personal i Edi Ramës. Shkarkimi i Tahirit dhe emërimi i Gjylametit në një mbledhje që nuk zgjati as gjysëm ore, tregoi se mbledhja bëhej sa për sy e faqe.
Blerina Gjylameti e ka të qartë se PS e Tiranës nuk ia dhanë për buzëqeshjen e pakursyer, as për oratorinë monotone mbi sukseset e qeverisë dhe as për ndonjë dhunti që ka treguar në lidership.
37 vjeçarja ia detyron vetëm një njeriu karrierën modeste në PS dhe ai është Saimir Tahiri. Madje edhe tani, që Tahirin e kanë flakur jashtë, Gjylameti e pa të arsyeshme ta falenderojë publikisht me një mesazh në rrjetet sociale.
“Falenderoj paraardhësin e kësaj detyre, Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën” shkroi Gjylameti në Facebook.
Për të konfirmuar se caktimi i kryetares së re të PS-së ishte vendim i tij personal, Edi Rama parakaloi me Gjylametin në fund të mbledhjes së kryesisë, mes kamerave dhe gazetarëve. Sapo i kishte bërë një konçension “drurit të shtrembër” dhe donte që ky ta shihte.
Dita kur Saimir Tahiri shokoi kryeministrin me përgjimet e Habilajve duket shumë larg. Socialistët nuk e shohin Saimir Tahirin si një “të padëshiruar” që njollosi partinë duke u përfshirë në trafik droge. Përkundrazi, në PS ndjejnë keqardhje.
E trajtojnë si një të sëmurë, që ka nevojë për kurajo. Militantët mezi presin t’ia dalë në përballjen fisnike. Ngjan si një hero në vështirësi, por plot shpresë për t’u rikthyer, e për t’ia nisur nga e para.
Perceptimi i krijuar në PS nuk është rastësi. Në fjalimin e vetëm për Tahirin, Edi Rama ruajti dy linja të reagimit. Nuk e mbrojti, por as e zhvlerësoi. E largoi nga forumet, por la derën hapur për rikthimin triumfal.
Emërimi i Blerina Gjylametit nuk është përkëdhelja e vetme që Ramës i duhet ta bëjë për ta pasur nën kontroll Tahirin. Natën e ditëlindjes i çoi poshtë shtëpisë të rinjtë e FRESSH. Me duartrokitje, urime dhe thirrje e surprizuan ish kryetarin si për t’i thënë: Je ende i joni!
Po ashtu, disa ditë më parë, Tahiri duhet të jetë ndjerë mirë kur pa që Rama publikoi në Facebook, të njëjtën video që kishte shpërndarë edhe ai. Njësoj si të rinjtë e FRESSH, edhe mesazhi i Ramës ishte dashamirës, si për t’i thënë e nuk e kishte harruar ende.
Me këto veprime Rama kërkon të rikuperojë në marrëdhënien me Tahirin, për t’i mbushur mendjen se miqësia e vjetër nuk harrohet, se ai vërtet e ka një shpresë të rikthehet në parti dhe se në fund të fundit, Tahiri nuk duhet ta lëshojë veten siç bëri në studion e Opinion, kur qante dhe ishte gati të fliste për gjithçka në lidhje me të vërtetën për trafikun e drogës.© Lapsi.al



2 Comments

  1. gjyle mori gjyle tahiri tka q.. e e rama tka dh..r e ,ani kjo partija ta beri nje nder.lumi tij moj gjyl ori kafsh transporti me kanabis te ngarkon o ky ram gogoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *