• |
ide | kryesore

Dolce and Gabbana ndez dritat e Krishtlindjeve në “Harrods” (Foto)

Paparazzi



Dyshja e shumë adhuruar italiane e modës Dolce & Gabbana ndezi dritat e Krishtlindjeve në dyqanin e famshëm Harrods të Londrës në një ceremoni që mori formën e një spektakli të vërtetë ngjyrash dhe hareje.
Stilistët bashkuan forcat me drejtuesit e dyqanit për të krijuar me kujdes detajet e zbukurimit të dritareve me elementë që paraqesin skena të ndryshme nga jeta italiane.
Show përmbante kafshë të mëdha pellushi, një sallon flokësh, një disko, një rrobaqepës dhe një frigorifer me teme nga Dolce & Gabbana. Nuk munguan as kukullat apo manekinet me veshje tipike te D&G.
“Ne e duam traditën dhe tradita për Italinë është shumë e fuqishme gjatë festës së krishtlindjeve. Harrods që hap dritaren e kërshëndellave është një traditë për Londrën, ndaj ky kombinim traditash është shumë interesant”, u shpreh Stefano Gabbana, stilist.
Krijimet e tyre mund të shihen në të gjithë dyqanin me skena karakteristike që përfshinin një rrugë tregtare italiane me fenerë dhe karuselë.
Vëmendjen kryesore sidoqoftë pritet ta rrëmbejë pema e krishtlindjeve Dolce & Gabbana. Vitin e kaluar, dy stilistët iu bashkuan firmës së njohur të modes Burberry për një show të cilësuar “një përrallë me tipare thellësisht britanike”, ku zbukurimet ishin më së shumti tipike angleze. Këtë herë, toni ka qenë pak më tepër europian.

blob:https://players.brightcove.net/835cb1bd-c953-474f-9ea2-acbe5e2f034e



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *