• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Në makinën e Orest Sotës ishte shoferi i Tahirit ose i bashkëshortes

Lajme, Të fundit



Sali Berisha publikoi një mesazh të ardhur në adresë të tij që thekson se personi tjetër në makinën e Orest Sotës që u kap me 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të Saimir Tahirit, është shoferi i këtij të fundit ose i bashkëshortes së tij.

Ky denoncim i Berishës vjen pak pas deklaratës së gazetares Klodiana Lala në emisionin “Studio e Hapur”, se personi tjetër në makinë quhet Ronald Almeta.

Berisha akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryepolicin Haki Çako për fshehjen e të vërtetës.

STATUSI I SALI BERISHËS:
Ja si gënjejnë dhe fshehin Xhafa dhe Çako të vërtetën e skandalit të O. S. dhe Saimir Trafikut!
O.S. nuk ishte vetëm në makinë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor përshëndetje. Nga një bisedë që pata sot me një drejtues të rëndësishëm të Kurum International policia e ka fshehur ngjarjen. Kane qenë dy persona në makinë. O. S. dhe një tjetër. Personi tjetër ka zbritur nga makina përpara derës kryesore të Kurum. E ka hapur vetë me forcë derën në prani të rojeve dhe O. është futur brenda. Rojet i kanë hapur derën policisë e cila ka kryer arrestimin në flagrancë. Policia nuk ka administruar si provë filmimet e kamerave të Kurum International. Dyshohet se personi që doli nga makina ka qenë vet shoferi i Sajmir Tahirit ose shoferi i të shoqes së Saimirit.Ju përshëndes.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *