• |
ide | kryesore

Frika nga hakmarrja, arratisen nga Shqipëria familjarët e të dyshuarve për masakrën e Lushnjes

Lajme, Të fundit



Frika nga hakmarrja ka bërë që familjarët e autorëve të dyshuar të shpallur ne kërkim për masakrën e Lushnjës të largohen jashtë Shqipërisë. Nga Prokuroria e Lushnjës thuhet se janë në dijeni të një fakti të tillë.

Familjarët e të dyshuarve të masakrës së Lushnjës po ikin.

Në qytet është përhapur fjala se familjet e viktimave do të marrin hak dhe kjo ka vënë në lëvizje të afërmit e Laert Haxhiut dhe të Orges Bilbilit.

Burime nga prokuroria e Lushnjës, e cila heton masakrën treguan se së fundmi motra e vetme e Laert Haxhiut, Klea Haxhiu po kërkon azil. Të njëjta burime saktësojnë se 20 vjeçarja ka nisur procedurat në Ministrinë e Jashtme, duke depozituar dokumentacionin e duhur. Nuk dihet nëse është pranuar kërkesa nga ana e ministrisë sonë.

Që prej 11 tetorit, kur ndodhi vrasja e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, motra e të dyshuarit kryesor për vrasjen Laert Haxhiut ka braktisur studimet e larta në Tiranë. Edhe familjarë të të dyshuarit tjetër të vrasjes së dy të rinjve Orgest Bilbilit, po tentojnë të njëjtën gjë, ndërkohë që momentalisht qëndrojnë në kontroll.

Në kërkim për atentatin e 11 tetorit vazhdojnë të jenë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të jenë të dyshuarit, madje nuk është gjetur as pronari i makinës, që u përdor në ngjarje.

Nga ana tjetër, familjarët e dy të dyshuarve janë paraqitur në prokurorinë e rrethit me pretendimin se po hidhen akuza të pabaza mbi fëmijeët e tyre, sepse ata nuk janë autorët e vrasjes.

/AbcNews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *