• |
ide | kryesore

Policia ndalon kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi (FOTO)

Lajme, Të fundit



Telashe këtë të shtunë për kryebashkiaken demokrate të Shkodrës, Voltana Ademin.

Ademi ka shkelur në mënyrë flagrante rregullat, pasi automjeti privat që ishte në dispozicion të saj është futur në zonën e pedonales, ku gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i makinave.

Siç duket edhe në këto imazhe të siguruara nga Shkodra.News, makina e zonjës Ademi është ndaluar nga patrullat e policisë së shtetit. Pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit.

Ndërkohë zonja Ademi shfaqet duke nxituar për të hipur në automjetin që po e priste. Qytetarja e parë e Shkodrës duhet të jetë e para që jep shembujt e zbatimit të ligjit, por në këtë rast s’mund ta themi këtë për zonjën Ademi./ShkodraNews



2 Comments

  1. alamet lajmi !
    bravo !
    po lali eri a futet mrapsht ne ndonje vend ?
    apo skan byca policet te merren me te ?

  2. Lali Erit i rrofhshit koqet ju se eshte shembull i mire per gjithcka dhe jo si ata/ato palacot e Sali Berishes qe frymezohen nga ky i fundit vetem per te bere pislleqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *