• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Voltana Ademi tërhiqet nga gara për kryebashkiake

-Instant, Lajme, Të fundit



Voltana Ademi është tërhequr nga gara për kryetare të bashkisë Shkodër. Mësohet se ajo nuk do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen me 6 Mars. Ademi ka konfirmuar lajmin me anë të një deklarate ku jep edhe arsyet e tërheqjes nga gara.

“Unë jam kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës. Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në “primaret” që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Gjykoj se futem në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë, për arsyet që përmenda më sipër. Unë jam në mbështetje të çdo demokrati, të strukturave ndaj të cilave unë ndjehem e detyruar për vlerësimin në vijimësi. Voltana Ademi nuk i shmanget asnjë sfide, por brenda familjes sonë politike, duhet të jemi të gjithë të barabartë në mes të barabartëve, të kemi mundësitë dhe hapësirat tona për të dhënë kontribut për PD- në, Shkodrën e Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera Ademi.

Kujtojmë se Ademi është shfaqur së fundi krah lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.



9 Comments

  1. Ka bere zgjedhjen e duhur . Mire frika e “armikut” por me e keqe eshte frika nga vellai .
    Lufte ne dy fronte . Si Berisha e si Basha perfundimisht duhet ti japin nje zgjidhje kaosit te opozites .

    1. e ka thene troc qe eshte kunder bashes eshte me foltoren. ygjedhja e duhur eshte vetem per kete rast qe ti jape mundesi vetes pas 1 viti.

      vendim i zgjuar

      e nderuar!

  2. kjo kurva plake vodhi shume dhe tani largohet se kujton se do i shpetoj drejtesis ..Shkodra nne keto vjet ngeli Vendi me i pazhvilluar dhe i varfer vetem prej kesaj baxhelle te shemtuar

    1. O ndyresir e kuqe.Shkodra te ka shjerthyer fisin.Nuk asnje fjale per hajduteri ne bashkine Shkoder se Ramuti me Ulsi bethen do i kishim arrestuar tre here ne dite

  3. Eshte mire qe ne PD te filloje doreheqja nga te gjitha postet te te gjithe fuksionareve te saj nga Sali Berisha, Basha etj. Proçesi i rinovimit i domosdoshem, ne te kunderten, PD e Sales dhe e Lulit do zhduken nga harta politike e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *