• |
ide | kryesore

Mbyllet numërimi në Shkodër, zbulohet kandidati i “Foltores” për bashkinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bardh Spahia do të jetë kandidat i Komisionit të Rithemelimit për Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ai u shpall fitues me 1011 vota në primare.

Në Shkodër votimi është mbyllur 2 orë me vonesë. Numërimi u bë në prani të mediave, të kandidatëve apo përfaqëseuesve të tyre.

Ditën e sotme u zhvilluan votimet në 6 bashki, për të zgjedhur kandidatët e PD-së së Sali Berishës për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Rezultatet e votimeve për 6 bashkitë:

Durrës – Ardian Muka
Vorë – Lulzim Vrana
Dibër – Lulzim Kryemadhi
Lushnjë – Elton Bano
Rogozhinë – Hekuran Xhani
Shkodër – Bardh Spahia

PD zyrtare, nga ana tjetër, ka deklaruar se këta kandidatë “nuk kanë lidhje me PD-në“. Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u tërhoq nga gara për kandidate. Megjithatë, ajo shkoi si votuese në primaret në Shkoder, ku edhe deklaroi se mbështet Sali Berishën.



5 Comments

    1. Na trego shkollen qe u dogj ne shkodraneve qe jetojme ne Shkodren antisigurimse.Nje drirae Wc ju e zmadhoni ne nje shkolle.Dikur babllaret tuaj fituen cmimin p-er ushqiminju qenj bir qejsh doni te fitoni cmimin e rrenave

  1. Njeriu, peng i “së majtës”, i falur nga dy kryeministra socialistë, për krimet e 1997 e më pas, ai që prej shumë kohëve duhej të ishte i dëbuar nga politika, qoftë dhe si martir i “së djathtës”, tani u dëbua nga brenda shtëpisë së tij; u dëbua turpshëm nga një tufë çakejsh që duan hisen e tyre dhe që kur ia përkëdhelnin shpinën, mendonin se nga ku mund t’i futej më lirshëm prapësia dhe braktisja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *