• |
ide | kryesore

Hetimet/ Tre shkaqet e vdekjes së gazetares së Klan

Lajme, Të fundit



Pesë ditë pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Berat ku mbeti e vdekur Erinolda Isufaj, gazetare e emisionit “Stop” në Klan, Prokuroria e Lushnjes ka zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Tre dyshon prokuroria se janë shkaqet që shkaktuan aksidentin fatal.

1. Tejkalimi i shpejtësisë që ishte 40 km/orë në 60 kilometra në orë që ecte drejtuesi i kamionit

2. Manovra e gabuar e parakalimit që solli animin e peshës së ngarkesës

3. Dhe kryesorja: blloqet e mermerit ishin të palidhur në karrocerinë e kamionit dhe ishin vendosur mbi disa kolona druri.

Drejtuesi i kamionit që mbahet i ndaluar në polici, Bashkim Pula nuk ka pranuar të flasë duke kërkuar një avokat kryesisht. Ndërsa hetimet mund të shtrihen edhe tek firma ku ai ishte i punësuar.

Mesditën e së shtunës, 11 nëntor në aksin Berat-Lushnje një gur i madh mermeri ra nga kamioni dhe goditi makinën “Peugeot” ku udhëtonte 24 vjeçarja me prindërit dhe bashkëshortin. Goditja ishte fatale për të renë, Erinolda Isufaj, ndërsa familjarët e saj fatmirësisht i shpëtuan vdekjes. /Opinion



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *