• |
ide | kryesore

Himarë, grabitet gomonia brenda banesës, dyshohet se mund të përdoret për trafik droge

Lajme, Të fundit

Një shtëpi në fshatin Iljaz të Himarës ka rënë pre e grabitësve gjatë natës së kaluar. Aty nuk banonte njeri, por mësohet se banesa është në pronësi të një mësueseje dhe bashkëshortit të saj. Persona të pa identifikuar kanë hapur derën e jashtme ku pasi kanë bastisur shtëpinë janë larguar prej saj me një gomone që ndodhej në oborrin e shtëpisë.


Konstatimin e vjedhjes së banesës e ka bërë babai i mësueses kur ka shkuar në mëngjes dhe ka gjetur derën hapur. Gomonia e vjedhur me gjatësi 6 metra ka dy motorë, një 115 dhe një 8.8 ndihmës. Mësohet se gomonia ishte e regjistruar. Sipas familjarëve dyshohet që gomonia të mund të përdoret për trafik të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.