• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës/ “U përdhunova nga një shok i skuadrës”

F1, Sport



Janë të rënda akuzat e skiatores austriake Nicola Werdenigg kundër Federatës së saj dhënë për të përditshmen vendase “Standard”. 58-vjeçarja e katërta në zbritje olimpike në Innsbruck në vitin 1976, dhe e bija e ish-trajnerit austriak Ernst Spiess dhe e Erika Mahringer që fitoi 2 medalje bronzi në olimpiadën e vitit 1948 ka bërë akuza të forta.

“U përdhunova në moshën 16-vjeçare nga një shok i skuadrës pasi më dhanë për të pirë bashkë me një burrë tjetër. Ka pasur shpesh ngacmime seksuale nga trajnerët, shokët e skuadrës madje edhe nga anëtarë të stafit. Ndodhte në sy të të gjithëve, por nuk u mor asnjë masë.

Në atë kohë këto konsideroheshin si “aventura dashurie”. Një skiatoreje të re i regjistruan me një kamer të fshehtë “herën e parë”. Ia treguan më pas videon të gjithë skuadrës, por askush nuk pësoi gjë. Ajo u tërhoq dhe nuk garoi më” – tha skiatorja e famshme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *