• |
ide | kryesore

Foto/ Vlorë, digjet gjatë natës automjeti në pronësi të një 20-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të ditës së sotme në Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 02:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Lirim”, ka marrë flakë një automjet. Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti tip “Jeep”, në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, banues në lagjen Lirim, ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motori. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *