• |
ide | kryesore

Vjosa jashtë kontrollit, përmbyten fshatrat e Vlorës (FOTO)

Kryesore



Shqipëria po përballet prej tre ditësh me një mot të keq që ka shkaktuar përmbytje gati në të gjithë vendin. Aktualisht situata më kritike është në zonat ku kalon lumi Vjosa, i cili ka çarë argjinaturën te Ura e Mifolit dhe ka vërshuar nëpër fshatrat e Vlorës. Sipas Emergjencave Civile janë mbi 300 shtëpi të përmbytura në fshatrat Frakull, Fitore, Ferras, Poro dhe Bishan.

Ndërsa nën ujë janë mbi 1 mijë hektarë tokë. Në terren për operacionet e shpëtimit janë  angazhuar 710 forca të ushtrisë dhe ekipeve të shpëtimit, si dhe mbi 150 mjete.

Parashikimet nuk janë fort optimiste pasi priten reshje shiu edhe mbrëmjen e së shtunës dhe të dielën paradite. Shihni më poshtë një galeri fotosh nga Gent Shkullaku i LSA.

©LAPSI.al 

 



1 Comment

  1. Shyqyr e Lapsi.al qe dhate nje lajm , se deri tani kini bere intrepretime sipas oreksit te Bushatit e Shkullalut .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *