• |
ide | kryesore

Revista “Time Magazine” në kopertinë aktoret e abuzuara seksualisht

F1, Paparazzi



Nisur dhe nga skandalet seksuale që kanë pushtuar Hollywood-in muajt e fundit, “Time Magazine” ka nxjerrë një kopertinë ndryshe nga vitet e mëparshme. “Ato që thyejnë heshtjen” janë quajtur “Personat e vitit 2017”, gratë që kanë arritur të shprehin publikisht ngacmimet që u janë bërë në vite nga meshkujt apo personalitete të njohura në Hollywood.Pjesë e kopertinës janë dhe emra të njohur si aktorja Ashley Judd që tregoi publikisht ngacmimin që i kishte bërë regjisori Haervey Weinstein, Susan Folwer, Adama Iwu, Taylor Swift, Isabel Pascual. Në kopertinë shfaqet edhe një grua të cilës i duket vetëm krahu. Kjo është një zgjedhje provokuese për të treguar se në vendin e saj mund të jenë shumë gra të tjera duke nënkuptuar ato që nuk mund të dalin publikisht e që i vuajnë ngacmimet seksuale në heshtje nga frika e dhunës, humbja e punësimit apo arsye të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *