• |
ide | kryesore

Përgjimet e telefonave zbulojnë lidhjen e Jaeld Çelës me Moisi Habilajn dhe Orest Sotën

Lajme, Të fundit

Në dosjen për Habilajt, prokurorët kanë arritur të zbulojnë disa biseda mes ish Drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelaj, trafikantit të drogës Moisi Habilaj dhe biznesmenit Orest Sota.
Në pergjime bisedash në telefon dhe rrjete sociale ka dalë se Jaeld Çela në shumë raste kujdesej personalisht për parcelat me bimë narkotike dhe për këtë komunikonte direkt me Moisi apo Florian Habilajn.
Nga të njëjtat komunikime telefonike dhe në rrjetet sociale, ka pasur biseda të shumta të Jaeld Çelës dhe biznesmenit Orest Sota. Ky i fundit u arrestua në fillim të nëntorit pasi iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Dy nga personazhet e sipërpërmendur janë në burg, Orest Sota në burgjet shqiptare dhe Moisi Habilaj në burgjet italiane. Jaeld Çela është arratisur, ndërsa njeriu që i lidh të tre është Saimir Tahiri. Ky aktualisht është i lirë, por s’ka as kartë identiteti dhe as pasaportë.©Lapsi.al

4 Comments

  1. O zot.sa thelle qenka zhytur saje qorri.ky duhet paketuar dhe derguar direkt ne palermo tja bejne gjyqin ata specialistet e italise se ketu me gjithe ato para qe ka e çan rrjeten.

  2. O Ari ,o dallkauk,dukesh qe je kokrra e malokut pasi nuk di si shkruhet Nexhmie e jo Negjmije shkruhet Rucin e jo Ruqin. ” Malok ore burre, katundar sbehesh kurre,katundar qofsh zotni ,qytetarit si afrohesh ti ” E shikon sa larg qytetrimit je ti e Sala jot.!!!!

    1. O bakër, po nga je ti që shan të tjerët për prejardhjen si veriu dhe jugu i Shqipërisë kanë male , dhe ti patjetër do të jesh malok nga jugu . Mos harro se gegënishtja është gjuha shqipe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu