• |
ide | kryesore

Çfarë kishin parashikuar sërish “The Simpson” para 20 vitesh (Foto)

F1, Paparazzi



“The Simpsons” edhe njëherë tregoi se u dalin parashikimet. Këtë radhë bëhet fjalë për blerjen e “21st Century Fox” nga “Disney”, në një episod të rreth 20 vjet më parë.

Në episodin “When You Dish Upon A Star”, nga sezoni 10, në vitin 1998, në një skenë shihet ambienti para “Fox Studios”, ku shkruhet te ndërtesa “Një divizion i Walt Disney Co”.

Vijimi është edhe më interesant. Kur hyhet në brendësi të studiove, ka një poster të “Star Wars”, ndërsa Ron Howard flet për idetë rreth filmit. Dhe në fakt, “Disney” mori të drejtat e “Star Wars” dhe “Lucasfilm” 14 vjet më vonë, më 2012-n, ndërsa Howard është regjisori i filmit të ardhshëm “Solo: A Star Wars Story”.

“The Simpsons” është seriali që ka parashikuar shumë ngjarje, si performancat e Lady Gagas, por dhe zgjedhjen e Trump si president.

“Walt Disney” njoftoi pak ditë më parë blerjen e “21st Century Fox” për 52.4 miliardë dollarë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *