• |
ide | kryesore

Dhunohen fansat në koncertin e Travis Scott

Paparazzi, Slider



U mbajt në Los Angeles festivali i përvitshëm “Cali Christmas” ku qindra fansa nga e gjithë Amerika mblidhen për të parë idhujt e tyre nga afër por kur bëhet fjalë për Travis Scott, argëtimi merr një formë tjetër.

Performanca skenike e reperit Travis Scott u shndërrua në një ambejnt dhune dhe kaosi. Dy fansa të zjrrtë të tij po përpiqeshin të gjiteshin në skenë për të takuar 25-vjeçarin kur rojet personale të tij hynë në aksion duke i dhunuar.

Dy rojet trupëmëdhenj kanë kapur për fyti adoleshentët duke mos i lejuar të afrohen në skenë. Kjo ngjarje vazhdoi gjatë gjithë performancës së këngëtarit ku dy djemtë u mbajtën të lidhur.

Pjesa tjetër e turmës është revoltuar duke harruar krejtësisht performancën e Travis dhe të gjithë njëzëri nisën të bërtisnin kundra kësaj dhune të hapur duke i kërkuar stafit të tij t’i lironin dy fansat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *