• |
ide | kryesore

“Vetoja” e Olsi Ramës riktheu Starovën te Partizani

F1, Sport



Partizani bëri një hap prapa duke rikthyer sërish në stol, trajnerin Sulejman Starova. Me anë të një njoftimi të shkurtër klubi njoftoi se dorëheqja e “Bobit” nuk ishte pranuar pas humbjes turpëruese 5-0 në Gjirokastër. Burime nga mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura thanë për lapsi.al se Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Ram ka këmbëngulur që Sula të vazhdojë të drejtojë skuadrën.

“Ndaj tij nuk kishim vënë asnjë objektiv. Pas largimit të Iulianos ne i kërkuan trajnerit që të grumbullonte aq pikë sa të mundte” – mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e krerëve të klubit. Presidenti Gaz Demi ka pranuar këtë variant duke deklaruar se nuk do ta pranonte largimin e trajnerit. Burime të besuara pranë klubit thanë se Olsi Rama ka mbështetur Starovën duke i dhënë “besimin” deri në fund të sezonit për të mos bërë ndryshime rrënjësore në mes të garës. Kjo për shkak se Starova e njeh mirë skuadrën dhe problemet e klubit.

Në një reagim për TCH pas konfirmimit, Starova u shpreh: “Vlerësoj besimin e presidentit Demi që nuk e pranoi dorëheqjen time. Duke i kërkuar falje tifozërisë së Partizanit për dështimin në Gjirokastër, premtoj përkushtim për të bërë më të mirën për skuadrën e zemrës. Pak durim”.

“Panorama Sport” shkruan se të hënën është zhvilluar edhe një mbledhje mes drejtuesve më të lartë të klubit, lojtarëve dhe stafit për të diskutuar atë që ndodhi në Gjirokastër. Sipas të njëjtave burime mësohet se nuk është marrë asnjë masë nga drejtuesit e pranishëm, jo vetëm për lojtarët, por edhe për stafin ku është konfirmuar trajneri Starova. Lojtarëve u është kërkuar angazhim maksimal dhe të marrin maksimumin në ndeshjet në vijim.  ©LAPSI.al



1 Comment

  1. partizanet e stalinit dhe titos vitin e ardhshem kampion,olsi ka per te ju fut bythes ngjala me kokain partizanve sa as lepurat nuk do te vraponin me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *