• |
ide | kryesore

Babai i shkodranit të masakruar: Kjo është vrasje profesionistësh!

Lajme, Të fundit

Mediat raportuan se i riu shkodran i masakruar në një burg të Marsejës, Florenc Beqiraj është ndarë sot nga jeta, por një profil në Facebook me emrin e babait të tij, Gëzim Florenc Beqiraj, thotë se kjo nuk është e vërtetë. Gëzim Beqiraj gjithashtu ka folur sot për Report TV ku tha: Djali mbahet në jetë nëpërmjet aparaturave. Mjekët thonë se zemra e truri nuk i punon. Une e dua te gjalle ashtu sic eshte djalin. Une i kam pare shenjat ne fyt djalit, te telit, por edhe ne dore, nje njeri qe tenton vetevrasjen nuk demton doren. Kjo eshte vrasje profesionistesh, nuk eshte e mundur qe djali te kete tentuar te vrase veten. Më mirë të mos ia kishin vënë fare aparaturat e të ma sillnin të vdekur në shtëpi se sa të ma torturonin kështu djalin”.


Ai i ka bere thirrje shtetit shqiptar ta ndihmoje. 23-vjeçari mbahet gjallë vetëm përmes aparaturave pasi ndodhet ne gjendje kome. Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.


Ai u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja. Të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, ose nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë. E motra e tij që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumentave dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm. Sipas të motrës, askush nuk i ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se i riu është vetëvarur me litar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu