• |
ide | kryesore

Chloe Kohanski fiton “The Voice” (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Chloe Kohanski, është shpallur fituese e show-t muzikorë, “The Voice”, duke triumfuar në natën finale e cila u karakterizua me moment të shumta emocionuese dhe performance të yjeve të shumtë të industrisë së muzikës. Kështu, Chloe, dhe mentori i saj Blake Sheldon, e fituan trofeun e sivjetmë të këtij shou që është ndër më të shikuarit në Amerikë dhe transmetohet në kanalin FOX. Kohanski, fillimisht ishte pjesë e grupit të Miley Cyrus-it, e cila edhe pse në fillim e kishte bërë të pamundurën që ta bind Chloe-in ta zgjedhë atë si mentore të saj, e kishte eliminuar këngëtaren në fazën e tretë të garës. Nata finale e këtij emisioni i karakterizua edhe me performancat e antarëve të jurisë së “The Voice” si dhe këngëtarëve të ftuar si mysafir, të tillë si Kelly Clarkson dhe Bebe Rexha.

https://www.youtube.com/watch?v=u48MLI3yFZs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *