• |
ide | kryesore

E përplas makina në mesnatë, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Krujë

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar. Ngjarja është shënuar në Fushë-Krujë, ku një makinë ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin L. J. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit tip Posh-Kajan, i cili i mori jetën këmbësorit. Mësohet se është arrestuar shtetasin Drilon Ymeri, 26 vjeç, banues në Lezhë.

Uniformat blu raportojnë se më datë 22.12.2017, rreth orës 23:30, në rrugën Fushë Krujë – Mamurras duke drejtuar mjetin tip Posh-Kajan ka aksidentuar shtetasin këmbësor L.J. 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *