• |
ide | kryesore

Pas vdekjes së Chester Benningtone ish-gruaja kërkon pasurinë e tij

F1, Paparazzi



Ish gruaja e të ndjerit Chester Bennington në një takim me avokatin e tij ka kërkuar plot 500 mijë dollarë nga pasuria e këngëtarit të famshëm.

Samantha Olit ka qenë e martuar me ish pjestarim e grupit “Linkin Park” nga viti 1996 deri në 2005-ën. Sipas saj Chester i cili u vetëvra në muajin korrik i detyrohej asaj këtë shumë të majme për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve të tyre.

Ajo ka shtuar se ai nuk ka paguar asnjë qindarkë që nga viti 2012 dhe 500 mijë dollarët i takojnë fëmijëve të saj. Krahas kësaj shume Samantha ka shtuar se edhe ajo duhet të jetë pjesë e testamentit të tij për të gjitha vitet që e ka përkrahur në ture apo frymëuar për krijimin e albumeve muzikore.

Rreth pasurisë së Chester ende po përgatitet një testament ku do të kenë pjesë 6 fëmijët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *