• |
ide | kryesore

Këngëtari gjerman shpreh dëshirën për tu martuar me Encën

F1, Paparazzi



Emri i Encës ka pushtuar të gjitha portalet gjermane. “Enca i shkruan mesazh Nimos”, “Surprizë, Enca i shkruan reperit Nimo”, janë disa nga titujt e portaleve gjermane të cilat janë nxitur të shkruajnë pas një komenti që Enca i ka bërë reperit të njohur gjerman, Nimos.

 

“Urime. 2018 do jetë bombë”, i shkruan Enca ndërsa sot reperi gjerman ka postuar një foto me këngëtaren shqiptare dhe shkruan se nëse do kishte mundësi do martohej me të.

 

“Jam njohur me një shqiptare me të cilën do martohesha po të kisha mundësi”, shkruan Nimo ndërsa Enca i komenton: “Hahaha ti je i çmendur”.

 

Këngëtarja shqiptare pak më vonë ka postuar gjithashtu një foto me reperin dhe i uron fansave Krishtlindjet. Nimo i komenton një zemër ndërsa Enca shkruan se do i duhet të mësojë gjermanisht pasi komentet nga fansat gjermanë kanë vërshuar në foton e postuar nga ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *