• |
ide | kryesore

Albert Krasniqi flet për tradhëtinë ndaj Babastars dhe për miqësinë me Noizyn

F1, Paparazzi



Pak ditë më parë një foto mes Albert Krasniqit (ish-menaxher i Babastars) dhe Noizyt (lider i grupit OTR) mori vëmendje mjaft të madhe dhe u diskutua gjatë.  Është folur e stërfolur për rivalitetin mes dy grupeve të sipër përmendura, ku nuk kanë munguar as diset me këngë ndaj pjestarëve të grupit. Madje kujtojmë dhe sherrin e një viti më parë ku Albert Krasniqi ishte ai që qëlloi me armë drejt Noizyt dhe shokëve të tij për ti dalë në mbrojtje Babastars. Por le të kthehmi dhe një herë tek fotoja që bëri bashkë dy “armiq”. Si e ka komentuar Albert Krasniqi këtë “tradhëti” të ish grupit të tij.

Në një intervistë për Xing.al Albert Krasniqi ka thënë se ajo foto është bërë për të treguar një mesazh të rëndësishëm, dhe për të ndikuar pozitivisht tek njerëzit dhe sidomos tek brezat e rinj.

“Me Noizy-n e kemi bërë një foto dhe e kemi postuar si qëllim kemi patur që të ndikojë pozitivisht në krejt botën ku ka shqiptarë, të merret një shembull i mirë sepse jemi shqiptarë dhe ti harrojmë problemet e kaluara mes njeri-tjetrit dhe të mundohemi të ecim përpara pa hasmëri”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se miqësia mes tij dhe liderit të OTR-së është bërë nëpërmjet një miku të përbashkët. Alberti tashmë nuk është pjesë e asnjë grupi muzikor dhe mbi të gjitha ai nuk e sheh tradhëti largimin nga Babastars ndërsa afrimiteti me Noizyn sipas tij është për të dhënë mesazh sensibilizues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *