• |
ide | kryesore

Tradhëti mes kolegesh, Rudina “sherr” me spikeren e lajmeve (Video)

Paparazzi, Slider



Aktorja e famshme e humorit dhe moderatorja e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, së fundmi është bërë pjesë e një situate aspak të këndshme, në kuadër të një kamere të fshehtë të organizuar nga emisioni “Why Not”.Në videon në fjalë, Dembacaj futet në kurth nga kolegët e saj që e bëjnë të mendojë se bashkëshorti i saj, Aleksi, e tradhton me spikeren e lajmeve në “Ora News”, Edjona Dervishi. Dy vajzat shihen teksa presin së bashku në një ambient të “Ora News”, pasi anë pasur një përplasje oraresh dhe gjatë kësaj kohe, Edjona nis të flasë në telefon me “Aleksin” e saj, që po ashtu si bashkëshorti i Rudinës, ka një servis makinash dhe është tullac.E tensionuar, Dembacaj fillon ta pyesë me detaje spikeren në lidhje me partnerin, derisa i thotë haptazi se ai është bashkëshorti i saj, ndërsa Dervishi i thotë se ata janë të fejuar.Situata më tej degjeneron në ofendime nga ana e Rudinës, e cila për pak, besoi në të vërtetë se bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj, e tradhtonte me spikeren.
https://youtube.com/watch?v=3JCOR121_Tg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *